
Ngjarja kriminale e ndodhur pak më parë në qytetin e Elbasanit, ka bërë që në vendin e ngjarjes të shkojë me urgjencë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Burime nga vendi i ngjarjes, kanë bërë të ditur se ndaj çiftit Çaka është qëlluar me breshëri, ndërsa arma dyshohet të ketë qenë e qajisur me silenciator.
Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në terren ku po punohet për zbardhjen e plotë të vrasjes. Në pikat hyrëse dhe dalës të qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli për të rënë në gjurmët e autorëve.



