Reshje dëbore janë shënuar gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm në qarkun e Korçës, duke krijuar një pamje mahnitëse në zonën e Dardhës.
Nisur nga kjo, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lajmëruar monitorimin e situatës në akset rrugore në vend.
Përmes një njoftimi, ARRSH bënë me dije se në qarkun e Korçës gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit pati reshje shiu dhe dëbore në lartësi mbi 1 200 metra.
Sipas ARRSH në zonën e Dardhës nga kilometri 7 deri në kilometrin e 14 trashësia e dëborës ka arritur 15 cm. Kontraktori i mirëmbajtjes po punon për pastrimin e rrugës.
Qarkullimi kryhet normalisht dhe puna do të vazhdojë me kontrolle dhe punime për mirëmbajtjen rutinë në të gjitha akset.



