110 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe ullishte janë djegur totalisht nga zjarri që përfshiu ditën e djeshme fshatin Drizë në Fier dhe zonat përreth.
Gazetarja Evi Gjini në një lidhje me studion e MCN Live tha se dëmi edhe pse ende nuk është llogaritur në vlerë monetare, është shumë i madh.
11 familje u evakuuan pasi zjarri ka mbërritur në oborret e banesave. Ullishtet në oborret e këtyre banesave u shkrumbuan. Dëm i madh iu bë dhe stacionit të furnizimit me ujë të pijshëm në Fier.
Mbi 110 hektarë sipërfaqe të shkrumbuara, ullishte e shkurre. Dëmi është shumë i madh. Ullishtet që u dogjën janë jashtë funksionit të prodhimit.



