Së paku 14 fëmijë u vranë gjatë shtypjes në një shkollë fillore në Kenia

Së paku 14 fëmijë u vranë gjatë shtypjes në një shkollë fillore në Kenia

Të paktën 14 fëmijë kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë një rrëmuje të shkaktuar në një shkollë fillore të Kenias.

Policia e këtij vendi afrikan i ka nisur hetimet për atë se çfarë ndikoi që nxënësit të bëjnë panik në kohën kur po largoheshin nga shkolla në qytezën perëndimore, Kakamega.

Policia e rrethoi shkollën ku ndodhi tragjedia dhe i mori deklaratat e mësuesve që punonin aty, shkruan “The Guardian”.

Ministri i arsimit, George Magoha, tha se shumica e fëmijëve të vdekur besohet të kenë qenë në klasën e pestë apo nga mosha 10 deri 12-vjeçare.

Njëra nga nënat e fëmijëve i fajësoi mësuesit për këtë rast. “Ata që mbijetuan thanë se fëmijët vrapuan për shkak se mësuesit ishin duke i rrahur dhe për këtë arsye ata kanë ikur dhe kanë rënë mbi njëri-tjetrin”, tha gruaja në një intervistë për mediet lokale.

Kjo tragjedi erdhi vetëm dy ditë pasi 20 persona vdiqën në një tollovi gjatë një tubimi në stadium.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy