KLP miraton caktimin e përkohshëm të prokurorëve në Korçë dhe Shkodër

KLP miraton caktimin e përkohshëm të prokurorëve në Korçë dhe Shkodër

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës plenare.

Mbledhja është mbajtur në prezencë të nëntë  anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuarve përfaqësues nga Programi OPDAT.

Nën drejtimin e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, Këshilli ka miratuar unanimisht, projekt-aktet për dy caktime të përkohshme, respektivisht, Irena Çunoti, në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë dhe caktimin e përkohshëm të Gëzim Spahiu, prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Në vijim, Këshilli ka miratuar unanimisht edhe komandimin e një prokurori në pozicionin e Këshilltarit të Etikës, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi komandimin e Hysen Keta, në pozicionin e Këshilltarit të Etikës, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për një afat kohor 5-vjeçar.

Sipas rendit të ditës, është vazhduar me miratimin unanim të projekt -aktit për përfundimin e procedurës së transferimit pa pëlqim, në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Pas një sërë diskutimesh, Këshilli vendosi të miratojë me 7 vota pro, projekt-aktin për veprimtari jashtë funksioni për Adnan Hoxha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Në përfundim, Këshilli ka miratuar unanimisht, edhe tre raporte për analizimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit, respektivisht për Ylli Bashaj, Rajmonda Berisha dhe Edlira Bako.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy