“Më mirë e ndame, sesa e vrame”, qytetarët protestojnë tek Ministria e Brendshme

“Më mirë e ndame, sesa e vrame”, qytetarët protestojnë tek Ministria e Brendshme

Dhjetëra aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para Ministrisë së Brendshme në Tiranë, duke protestuar për vrasjen e 23-vjeçares nga Fieri dhe grave që kanë rënë pre e dhunës nga bashkëshortët e tyre.

“Më mirë e ndame, sesa e vrame”, shkruhej në një nga pankartat që mbanin në duar protestuesit.

Me pankarta në duar, qytetarët janë shprehur përmes mesazheve se duhet të vihet drejtësia për viktimën e shënuar vetëm oak ditë më parë, por edhe për gratë që kanë humbur jetën më herët si pasojë e konflikteve familjare me bashkëshortët e tyre.

No description available.

Duhet të ishin pjesëmarrës vajza e gra nga qytete të tjera të Shqipërisë. Ky është një krim. Janë 14 të vrara…Është e pafalshme, e pa tolerueshme”, ka thënë një nga protestuesit.

Në protestë i pranishëm ishte edhe vëllai i 23-vjeçares, Armando Bengaj, i cili bëri fajtorë autoritetet e drejtësisë që e lanë të lirë. Sipas tij, ish-kunati ka qenë një dhelpër, që ia punoi prapa krahëve.

"Ata janë  fajtorët që e nxorën nga burgu atë. Edhe ai doktori në burgun e Zaharisë, ka thënë që gjoja ka qenë i sëmurë. Ai ka qenë një dhelpër që diti ta luajë mirë rolin. Na i punoi shumë bukur, neve. Na i punoi mbrapa krahëve", është shprehur ai. 

 Ndërkohë, kujtojmë se Sabrina Bengaj u vra pak ditë më parë në Zhupan të Fierit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy