
Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se krimi ka arritur të sintetizojë në këto përmasa në Shqipëri sepse krimi është kthyer në faktor real.
Ai tha se iluzioni i përhapur fort në Shqipëri se nuk ka rëndësi nga vijnë paratë, është një iluzion kriminal që do na mbajë ne gjithmonë e më të varfër. Sipas tij e gjithë kjo nuk ka të bëjë me një qeverisje, por ka të bëjë me gjithkënd.
Krimi tashmë është fuqizuar dhe është kthyer në faktor real. Në 10 vitet e fundit nëse ne analizojmë shumicën dërmuese të krimeve motivi kryesor ka qenë prishja e hesapeve për pazaret e drogës. Ajo është kthyer në motivin kryesor të konflikteve që shkon deri në përplasje të armatosura.
Por në rrugëtimin e tyre më kriminale është se viktimat janë persona tërësisht të pafajshme si rasti i rojës. Iluzioni i përhapur fort në Shqipëri se nuk ka rëndësi nga vijnë paratë, është një iluzion kriminal që do na mbajë ne gjithmonë e më të varfër. Në shumicën e shoqërisë shqiptare që nuk shohin as ngjyrën dhe as erën e parave dhe krimi më i madh është të jesh i varfër se i pasur je i amnistuar për gjithçka. Ndaj është një proces shumë herë më i komplikuar. Nuk ka të bëjë me një qeverisje, por ka të bëjë me gjithkënd.



