Grabitja me armë zjarri e 11 viteve më parë, bie në prangat e policisë 46-vjeçari

Grabitja me armë zjarri e 11 viteve më parë, bie në prangat e policisë 46-vjeçari

Një 46-vjeçar përfundoi në prangat e policisë pasi nën kërcënimin e armës së zjarrit 11 vite më parë vodhi 600 000 lekë në një subjekt për shitjen e gazit. Vjedhja u krye në bashkëpunim me një person tjetër. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të implikuar në këtë rast. NJOFTIMI Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmët”, për zbardhjen e një vjedhjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2012, në fshatin Portëz. Vodhi nën kërcënimin e një arme zjarri, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, një shumë parash në një subjekt për shitje të gazit, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari. Si rezultat i një pune të vazhdueshme hetimore të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës, të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmët”, për një rast vjedhjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2012, në fshatin Portëz, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i këtij rasti, si dhe kapja dhe ndalimi i një prej autorëve të tij, konkretisht shtetasit Zh. (Sh.) D., 46 vjeç, banues në Patos. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar ndaj 46-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg”, pasi akuzohet se në vitin 2012, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhi rreth 600 000 lekë, në një subjekt për shitje të gazit, në fshatin Portëz. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të implikuar në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy