25-vjetori i Epopesë së UÇK-së/ Kuvendi i Kosovës me seancë solemne, homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

25-vjetori i Epopesë së UÇK-së/ Kuvendi i Kosovës me seancë solemne, homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Për nderë të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kuvendi do të mbajë sot në seancë solemne.

Me fillim nga ora 12:00, deputetëve dhe qytetarëve të Republikës do t’u drejtohet presidentja, Vjosa Osmani.

Po ashtu, deputetëve dhe të pranishmëve pritet t’u drejtohet dhe kryeministri Albin Kurti.

Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të bëjnë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se këto homazhe do të bëhen nesër me fillim nga ora 10:00.

“Në orën 10:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së”, njofton Presidenca.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bën homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari'”, thekson Kryeministria.

Në 25-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri, më 5, 6 dhe 7 mars është organizuar manifestimin gjithë popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy