
Zjarri i nisur pesë ditë më parë në Bjeshkët e Fanit në Mirditë, ka arritur që nga sot të vihet nën kontroll.
Korrespodenti i MCN nga Lezha, njofton se zjarrfikësit e Mirditës të mbështetur dhe nga ata të Tiranës, Forcat e Ushtrisë dhe Emergjencave civile janë angazhuar gjatë tërë natës.
Kësisoj është bërë e mundur vënia nën kontroll të flakëve dhe shmangia e rrezikut për zonën e banuar dhe banorët përreth.
Ndërkohë njoftohet se të gjitha forcat operacionale do të vijojnë të qëndrojnë në terren deri me shuarjen e plotë të zjarrit, i cili la pas vetën qindra hektarë pyje të djegura.



