Moti i keq/ MIE: Pesë fluturime drejt Gjermanisë dhe Italisë u devijuan në Brindisi dhe Bari

Moti i keq/ MIE: Pesë fluturime drejt Gjermanisë dhe Italisë u devijuan në Brindisi dhe Bari

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në raportin e saj, njoftoi sot se reshjet e dendura që kanë përfshirë gjithë vendin gjatë 48 orëve të fundit kanë shkaktuar ndryshime në operimet e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Sipas MIE-së, gjatë natës, nga ora 01:30 deri në 03:30, pesë fluturime drejt qyteteve të Italisë dhe Gjermanisë, konkretisht Bolonjës, Milanos, Torinos, Barit dhe Këlnit, janë devijuar dhe kanë ateruar në aeroportet e Brindisit dhe Barit.

Autoritetet e aeroportit bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme operimet zhvillohen normalisht, ndërsa situata e motit monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e udhëtarëve dhe të fluturimeve.

Njoftimi  i MIE: 

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë vijuar edhe përgjatë mbrëmjes së djeshme në territorin e vendit. 

Grupet e punës kanë qenë të pranishme në terren që në momentet e para të përkeqësimit të motit, duke ndërhyrë kudo ku janë raportuar problematika. 

Edhe përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme strukturat nën varësinë e MIE kanë qenë të angazhuara në të gjithë territorin duke punuar për normalizimin e situatës.

AKSET RRUGORE

Akset që kanë pasur probleme me rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës:

Rajoni Verior

•Bajram Curri-Valbonë

•Dushaj-Lekbibaj

•Sopot-Kërranjë

•Qafë Mali-Fierzë

•Ura e Fanit

•Rrëshen-Shpal

•Shpal-Fushë Arrëz

•Qafë Dushk-Sevaster

•Kukës-Shishtavec

•Shpal-K/Hadroj

•Kukës-Krumë

•Skuraj-Burrel

•Peshkopi-Vasije

•Ura Bujan-Qafë Morinë

Rajoni Qendror

•Pezë-Helmës

•Kryqëzimi i Mulletit

Rajoni Jugor

•Qukës-Qafë Plloçë

•Maliq-Lozhan

•Rrëshqitje në fshatin Vajzë

•Kosinë

•Vuno

•Berat-Ballaban

•Memaliaj-Tepelenë

•Përmet-Tre Urat

•Lekël-Këlcyrë

•Qarkullimi ka vijuar të gjitha akset janë të hapura.

•Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje 24/7 për të bërë pastrimin e akseve rrugore.

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

•Aktualisht janë 17 fidera të stakuar për shkak të situatës nga moti i keq.

•Nënstacioni Kajan në Belsh është jashtë pune si pasojë e shkarkesave atmosferike, duke sjellë avari në pajisjet 10kV.

•Ka nisur puna për zëvendësimin e çelave dhe aseteve të dëmtuara.

RRJETI I TRANSMETIMIT

•Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal.

•Të gjitha brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri.

SITUATA NË KASKADËN E DRINIT

Prurjet natyrore në kaskadë janë rreth:

•HEC Fierzë 2300 m3/s

•HEC Koman 1150 m3/s

•HEC Vau i Dejës 400 m3/s

•KESH vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në kaskadë, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.

FURNIZMI ME UJË

•Situata paraqitet e normalizuar dhe pa problematika në furnizimin me ujë të pijshëm.

•Në Rajonin e Lezhës situata është normalizuar. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal dhe në qytet nuk ka prani të ujërave sipërfaqësore.

•Situata në Rajonin e Durrësit është drejt normalizimit. Zona e Kënetës dhe Nishtulla paraqet përmirësim.

•Në Rajonin e Kukësit burimet e furnizimi me ujë të pijshëm vazhdojnë të jenë të turbulluara.

PORTET DHE AEROPORTI

Porti Durrës

•Vijon puna normalisht në të gjithë sektorët.

Porti Vlorë

•Trageti i linjës Vlore Brindisi ka mbërritur normalisht dhe është nisur në mbrëmje sipas parashikimit.

•Vazhdon të jetë e pezulluar lëvizja e mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës.

Porti Sarandë

•Situata paraqitet e qetë. Trageti i linjës me Korfuzin ka vijuar normalisht operimet.

AEROPORTI “NËNË TEREZA”

•Gjatë mbrëmjes, nga ora 01:30-03:30, për shkak të kushteve meteorologjike të ngarkuara kanë devijuar 5 fluturime (Bologna, Milano, Torino, Bari, Keln) për në Brindisi dhe Bari.

•Gjatë ditës së sotme operimet vijojnë normalisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy