
Një emigrant shqiptar është aksidentuar për vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se emigranti shqiptar po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara, si pasojë e të cilës humbi kontrpllin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë.
“Viktima ishte duke ecur me shpejtësi në drejtim të lindjes në rrugën Morris Park me mjetin, tip Mercedes-Benz ML 320, kur doli nga rruga pranë rrugës Haight dhe u përplas në një shtyllë rreth orës 12:15 të mëngjesit”, ka njoftuar policia amerikane.
Mësohet se në makinë ishte dhe një pasagjer 24-vjeçar, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.



