Aksident në Prrenjas, automjeti përplas për vdekje këmbësoren

Aksident në Prrenjas, automjeti përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Prenjas.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Urakë, ku shtetësja Ana Laçka, duke drejtuar mjetin tip "Wolksvagen"  ka aksidentuar këmbësoren Qamile Hana, 57 vjeç nga Rrajca.

Si pasojë e përplasjes 57-vjecarja, punonjëse në spitalin e Prrenjasit ka gjetur vdekjen në vend nga plagët e marra.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy