
Një aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në Berat.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku një mjet tip Ford, me targa XKP 452, që drejtohej nga Edison Qose ka goditur Dhimitraq Budën 72-vjeç që po udhëtonte me biçikletë dhe që ka dashur të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 72-vjeçari i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje për sqarimin e aksidentit.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, të cilët po kryejnë kqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.



