Një tërmet është regjistruar në orën 04:54 minuta në Maqedoninë e Veriut.
Lëkundjet janë ndier edhe në Shqipëri dhe zonat e tjera përreth.
Tërmeti me intensitet 5.5 ballë, sipas shkallës së Rihterit e ka pasur epiqendrën në fshatin Leunovo të Mavrovës.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale e as njerëzore.



