Shtëpi bari në Kurbin/ Arrestohen shtatë persona, katër prej tyre elektricistë dhe faturistë të OSHEE

Shtëpi bari në Kurbin/ Arrestohen shtatë persona, katër prej tyre elektricistë dhe faturistë të OSHEE

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antikanabis të koduar “Bushneshi”.   

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Lek Allamani, 54 vjeç, banues në Bushnesh, Kurbin, Taulant Baroka, 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë dhe Gimi Hida, 43 vjeç, banues në Tetovë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike", kryer në bashkëpunim, pasi në fshatin Bushnesh, Kurbin, kishin përshtatur katin e parë të një banese ku kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu janë arrestuar për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", shtetasit: Xhemal Danieli, 58 vjeç, banues në Bushnesh, më detyrë elektricist, Xhevalin Kaca 56 vjeç, banues në Mamurras, me detyrë elektricist, Bib Gjergji 33 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë përgjegjës në OSHEE Kurbin dhe Alfred Fufi 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE, pasi dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në transformatorin elektrik me pjesën e jashtme që furnizonte me energji ndërtesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 506 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo dhe 58 kilogramë e dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa.

Në këtë ndërtesë u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, lëndë ushqyese për bimët narkotike etj.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy