Një person i cili mori me forcë në makinë një tjetër dhe ushtroi dhunë ndaj tij, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.
Efektivët e komisariatit nr.3 në kryeqytet sapo janë njoftuar se një person ishte marrë me forcë, me automjet, organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin dhe sqaruar rrethanat e rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, Luel Rabija (Pjetri), 34 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këto veprime dyshohet se 34-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte.



