Përplasjet te Parlamenti, 3 policë të lënduar/ Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues

Përplasjet te Parlamenti, 3 policë të lënduar/ Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka vizituar në spital tre policët e mbetur të plagosur në protestën e ditës së sotme para Parlamentit.

 

Me anë të një mesazhi, ministri thotë se dënon me forcën më të madhe sulmet vandale dhe sjelljen kriminale ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, ku mbetën të plagosur tre efektivë, të cilët ishin në krye të detyrës. 

 

Sipas tij, sulmi ndaj efektivëve është sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetuese. 

 

Efektivët e Policisë janë punonjës të shtetit, qytetarë të Republikës dhe familjarë si çdokush tjetër. Ata janë në shërbim të ligjit, të rendit publik dhe të sigurisë së çdo qytetari, pa dallim. Sulmi ndaj tyre është sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues.

 

Askush nuk ka të drejtë të abuzojë në emër të së drejtës kushtetuese për tubim dhe manifestim paqësor dhe ta shndërrojë atë në dhunë flagrante me gurë të hedhur ndaj punonjësve të Policisë. 

 

Secili prej tyre që sot ngriti dorën ndaj punonjësve të ligjit do të ketë të njëjtin fat si frymëzuesit e tyre me molotovë dje dhe që sot fshehën duart duke mos ardhur në parlament. Shoqërimi i tyre nga Policia e Shtetit është vetëm hapi i parë në rrugën pa kthim që ata kanë zgjedhur në përballjen me drejtësinë dhe forcën shembullore të ligjit. 

 

Shpreh mbështetjen time të plotë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit që, me profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje, vijon të përmbushë misionin e tij në mbrojtje të qytetarëve dhe të ligjit. 

 

Shërim sa më të parë dy punonjësve të shtruar pranë Spitalit të Traumës si dhe kolegut të tyre të Komisariatit nr 5 të Policisë, i cili po merr ndihmën e nevojshme pranë QSUT.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy