
Fredi Beleri ka mbërritur në GJKKO ku pritet të njihet me akuzat dhe masën e sigurisë. Gazetari Arsen Rusta raporton se është folur se do të kemi një prani të ambasadores greke në gjykatë, por ajo ende nuk ka mbërritur.
Z.Dule i kontaktuar nga media është shprehur se s’do të jetë i pranishëm në sallë, por do të jetë pas dhënies së vendimit, për të dhënë ndoshta një deklaratë për mediat. Rusta po ashtu bën me dije se teksa do të zhvillohet seanca në GJKKO, në Bruksel ministri i Jashtëm Dendias ka kërkuar një takim me homologen Olta Xhaçka.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ndryshim të masës së sigurisë për Belerin, që fitoi zgjedhjet për bashkinë e Himarës. Kujtojmë që arrestimi i tij dy ditë para zgjedhjeve, me akuzën për shit-blerje votash, shkaktoi reagime nga Athina zyrtare.



