Humbi jetën  ndërsa po çmontonte skelën, arrestohet drejtuesja teknike e punimeve në Kavajë

Humbi jetën ndërsa po çmontonte skelën, arrestohet drejtuesja teknike e punimeve në Kavajë

Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin fatal në punë pasi dje një 59-vjeçar humbi jetën teksa po punonte në çmontimin e skelave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Xh., 68 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë drejtuese teknike e punimeve.

Drupal Ad

Po në lidhje me ngjarjen, në përfundim të hetimeve të para u bë shpallja në kërkim për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" e shtetasit E. D., 53 vjeç, banues në Golem, Kavajë, me detyrë  administrator i firmës dhe njëkohësisht sipërmarrës i punimeve ne pallat, dhe e shtetasit M. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier i kompanisë së ndërtimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy