Ish-ministri Ilir Beqaj nga burgu ka shkruar një letër të hapur drejtuar Kuvendit, ku shpreh kritika për seancat dëgjimore me krerët e institucioneve të drejtësisë.
Sipas Beqajt, deputetët nuk drejtuan pyetjet e duhura dhe nuk ushtruan të drejtën për të kërkuar llogari për drejtësinë, ndërsa rendit disa pika që sipas tij nuk funksionojnë në këtë sistem.



