Sherri për një vajzë/ Vrasja e Aureljo Dervishit në Tiranë, prokuroria çon në gjyq 4 adoleshentët

Sherri për një vajzë/ Vrasja e Aureljo Dervishit në Tiranë, prokuroria çon në gjyq 4 adoleshentët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe çon në gjyq 4 adoleshentët të cilët akuzohen se vranë Aureljo Dervishin më 31 mars 2023.

Drupal Ad

 

 

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.2300 dërgon në gjyq shtetasit Sh.H., F.Sh., B.Sh dhe I.I për veprën penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’.

Nga hetimet rezultoi e provuar se rreth orës 20:45 pm të 31.03.2024 personat e arrestuar kanë parë duke lëvizur mjetin tip ‘Audi’ me të cilin lëvizte viktima, shtetasi A.D., me miqtë e tij dhe një vajzë që dyshohet se kishte pasur lidhje me parë më një nga bashkëpunëtorët në vrasje shtetasin F.Sh.

Për shkak të xhelozisë e duke menduar se po qeshnin me të, shtetasi F.Sh. i ndoqi nga pas me makinë duke i prerë rrugën. Në grindje e sipër, ai ka kërkuar nga shoku i tij, shtetasi Sh.H., të nxjerrë thikën dhe të qëllojë viktimën. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë rrahur me grushte me viktimën dhe shokët e tij.

Nga kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor rezultoi se viktima, shtetasi A.D. humbi jetën si pasojë e shokut hemorragjik traumatik nga plaga e marrë në kraharor.

Nga analiza e të dhënave të administruara, rezultoi e provuar se shtetasit Sh.H., F.Sh., B.Sh dhe I.I. kanë konsumuar elementet e figurës së Veprës Penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’ në dëm të të ndjerit A.D.

Këta persona me dashje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime aktive të kundraligjshme që konsistojnë në goditjen me sende të forta dhe me thikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy