Basha: Amnistia penale nuk prek grupet kriminale, as krimin e organizuar dhe korrupsionin (VIDEO)

Basha: Amnistia penale nuk prek grupet kriminale, as krimin e organizuar dhe korrupsionin (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thotë se amnistia penale nuk përfshin veprat e rëndë dhe as grupet kriminale apo korrupsionin.

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se nga amnistia përfitojnë të miturit, por edhe gratë.  

 

Ishte e nevojshme një amnisti, se gjithmonë kur ka ndryshime thelbësore ligjore, duhet patjetër të ketë një amnisti, se ka vepra që duhet të lehtësohen. Mund të japësh një amnisti, kur personat që nuk i fal dot përmes gjykatave, i fal me një amnisti të mundshme. 

 

Amnistia gjithmonë shërben për mirë, janë me qindra familje që rraskapiten, torturohen apo vuajnë ndarje. Kemi të burgosur të cilët ndoshta nga pakujdesia, veprime të nxituara, kanë bërë një gabim, por mund të ketë arritur pendimin. 

 

Është parashikuar që amnistia të mos prekë grupet kriminale, janë të gjitha vepra penale të lehta, ku nuk futet krimi i organizuar, korrupsioni dhe as çështje të hetuara dhe gjykuara nga strukturat e posaçme, as terrorizmin, apo vepra të rënda. 

 

Janë disa vepra që nuk mund të thuhet se me këtë amnisti, po i favorizon këto vepra. Duhet bërë një rishikim i ligjit, që mos të dënohet njëlloj si ai që ka 1 gram dhe ai që ka 100 kilogramë. Nga amnistia përfitojnë të miturit, por dhe gratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy