Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale gjatë ditës së sotme, ku përfunduar në pranga një i ri dhe u shpall në kërkim një tjetër.
Tre të rinj, kanë tentuar të vrasin me automatik një 21-vjeçar teksa ky i fundit ndodhej në rrugën e Tepes, pranë një lokali.
Policia arrestoi Besmi Arrsin 21 vjeç, gjatë tentativës për tu larguar nga vendi i ngjarjes, dhe shpallur në kërkim 30-vjeçarin me inicialet F.G, të dy me banim në Shkodër.
Uniformat blu sekuestruan edhe armën e krimit, një automatik pa leje, model 56 dhe 15 fishekë.
Paraprakisht sipas policisë, konflikti mes tyre dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.



