Makina del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë betoni, plagosen rëndë dy të rinjtë

Makina del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë betoni, plagosen rëndë dy të rinjtë

Aksident me pasojë dy persona të plagosur rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Fushë Studen.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë duke qarkulluar me shpejtësi të lartë dhe dyshohet se në një moment pakujdesie automjeti ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me një shtylle betoni të rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike.

 Për pasojë nga përplasja kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shoku i tij, me dëmtime të shumta në kokë e gjymtyrë.

Ata janë transportuar me urgjencë për në Librazhd ku më pas njëri prej të aksidentuarve është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës, ndërsa tjetri për në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy