
Një zjarr i madh ka përfshirë sot zonën e Kaninës në Vlorë, duke krijuar një situatë emergjente për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.
Zjarri, i favorizuar edhe nga era e fortë, ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa tymi ka mbuluar një pjesë të zonës.
Si pasojë e flakëve, janë rrezikuar edhe disa banesa që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.
Falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, situata është vënë nën kontroll dhe flakët janë shuar.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të kryejnë verifikimet përkatëse.



