Shqetësimet e minoritetit grek në Dropull të Gjirokastrës duket se kanë marrë përgjigje të shpejtë nga policia lokale, e cila arrestoi grabitësit e banesave. Prej javësh minoriteti grek kishte shfaqur pakënaqësi për punën e policisë dhe akuza u hodhën edhe nga deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo.



