Prishën qetësinë publike/ Procedohen penalisht dy menaxherët e lokaleve në Tiranë

Prishën qetësinë publike/ Procedohen penalisht dy menaxherët e lokaleve në Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale. 

Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën "Mine Peza", dhe në një lokal në Vorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe  specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për dy menaxherët e lokaleve, shtetasit H. H., 24 vjeç, dhe F. M., 32 vjeç, për veprën penale "Prishja e qetësisë publike".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy