E kapën me 5 emigrantë në makinë, 47-vjeçari godet policin

E kapën me 5 emigrantë në makinë, 47-vjeçari godet policin

Policia ka arrestuar në flagrancë një 47-vjeçar pasi u kap në autostradën Elbasan-Tiranë duke transportuar me mjetin e tij, kundrejt fitimit 5 emigrantë të paligjshëm.

Për të shmangur shoqërimin në ambientet e Policisë, shtetasi GJ.M ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë dhe ka dëmtuar mjetin e policisë.

”Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në autostradën Elbasan-Tiranë, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit , 5 shtetas, emigrantë të paligjshëm. Për të shmangur shoqërimin në ambientet e Policisë, ky shtetas ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë dhe ka dëmtuar mjetin e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy