Durrës/ Hyri për të vjedhur në market dhe plagosi me thikë punonjësen, arrestohet 34 vjeçari

Durrës/ Hyri për të vjedhur në market dhe plagosi me thikë punonjësen, arrestohet 34 vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi nën kërcënimin e thikës ka tentuar të vjedhë xhiron ditore në një market duke plagosur lehtë dhe punonjësen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në lagjen nr. 1 Durrës, ku shtetasi Orgest Zenuni, 34 vjeç është futur në një market dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar të marrë xhiron ditore.

Punonjëset e marketit kanë reaguar duke njoftuar Policinë dhe të pengonin autorin për të mos marrë lekët.

34-vjeçari duke mos realizuar dot vjedhjen është munduar të largohet dhe në përpjekje për tu larguar ka dëmtuar lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në kohë reale në adresën e dhënë dhe kanë prangosur autorin, shtetasin Orgest Zenuni, 34 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, të cilin e kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për dokumentimin ligjor të rastit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy