Situata nga zjarret edhe në Berat vijon të jetë e vështirë.
Korrespondentja nga Lushnja, Evi Gjini, në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN TV, njoftoi se më kritike është situata në zonën e mbrojtur pyjore të Ballollës.
Sipas saj, ndërhyrja ajrore ende nuk ka arritur, ndërkohë që dëmet në bimësi janë të shumta në zonën e Poliçanit.
Edhe në zonën e Beratit, situata është problematike, veçanërisht në pyllin e Ballollës, ku është shumë e vështirë të operohet si në këmbë, ashtu edhe nga ajri.
Pritet ndërhyrja ajrore që ende nuk ka mbërritur, ndërkohë që dëmet nga zjarret e djeshme dhe dy ditëve të shkuara janë të mëdha, veçanërisht në zonën e Poliçanit.
Në lagjet A dhe B të Beratit, zjarret janë shuar, por shumë ullishte, vreshta dhe pemëtore janë shkrumbuar, përveç kasolleve dhe mjeteve bujqësore.
Fatmirësisht, banesat janë shpëtuar, dhe aktualisht po bëhet llogaritja e dëmeve.
Në zonën e mbrojtur pyjore të Ballollës, ndërhyrja ajrore kërkohet me urgjencë, pasi është e pamundur të shuhen flakët me forcat tokësore për shkak të terrenit të vështirë dhe rrugëve të pakalueshme.



