Xhadat zbardh akt-ekspertimin e shembjes së pallateve nga tërmeti në Thumanë. Ja çfarë shkaktoi 24 viktima.

Xhadat zbardh akt-ekspertimin e shembjes së pallateve nga tërmeti në Thumanë. Ja çfarë shkaktoi 24 viktima.

Emisioni "Xhadat" ka investiguar rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Thumanë, ku humbën jetën 24 persona. Edhe pse kanë kaluar gati 4 vite nga tërmeti shkatërrimtar, për Thumanën nuk ka ende asnjë përgjegjës.

Fillimisht, "Xhadat" komunikoi me disa familjarë të viktimave nga tërmeti në Thumanë për t'i pyetur nëse mund te jepnin nje interviste. Edhe pse bëhej fjalë për vendosjen e drejtësisë në vend për të afërmit që kanë humbur, asnjëri prej tyre nuk pranoi të fliste. Një pjesë u shprehën se nuk ja vlen të merren me këtë çështje dhe se drejtësinë nuk e kërkojnë nga shteti. Të tjerë nuk pranuan të flisnin, sepse kishin probleme me shtëpitë, ose sipas tyre nuk kishin marrë banesat që meritonin.

Por familjarët e viktimave nga tërmeti në Thumanë thanë se pallatet atje kanë qenë të dëmtuar që nga tërmeti i korrikut 2018 dhe i 21 shtatorit 2019. Ata treguan se asokohe banesat e tyre morën dëmtime dhe se ekspertët që mbajtën proces verbale i nxorën të banueshme.

Këtë gjë e konfirmon edhe akt ekspertiza teknike për Thumanën, të cilën "Xhadat" e zbardhi ekskluzivisht. Ndërkohë ekspertët, të cilët kanë përpiluar akt ekspertizën, thonë se dëmtimet në Thumanë kanë ardhur nga disa faktorë dhe mes tyre përmenden edhe tërmetet e korrikut 2018 dhe shtatorit 2019, të cilat mund të kenë krijuar strese dhe cedime në themel apo mure mbajtëse.

Ndërsa eksperti Erald Kërluku, i caktuar për kryerjen e akt ekspertizës, u shpreh për “Xhadat” se puna ka qenë e vështirë pasi mungonte informacioni konkret në terren. Akt ekspertiza u krye gati 1 vit pas tërmetit dhe shembjes së banesave në Thumanë.

Në lidhje më këtë çështje “Xhadat” kërkoi informacion edhe nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë. Përgjigja nga ana e e Prokurorisë së Krujës ishte kontradiktore. Në një pjesë ky institucion deklaron se hetimi për procedimin penal ku humbën jetën 24 persona ka arritur në fazën përfundimtare, ndërkohë nga ana tjetër Prokuroria e Krujës u shpreh se pritet të kryhet edhe një akt ekspertimi tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy