
Kjo e shtunë ka sjellë radhë kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës në palën greke. Mësohet se radha e automjeteve ka shkuar deri në rreth 3 kilometra.
Shkak për krijimin e kësaj situate është bërë puna vetëm me dy sportele nga pala greke, çka ka ngadalësuar ndjeshëm përpunimin e udhëtarëve për disa orë.
Problemet me grevat e herë pas hershme te fermerëve greke me bllokimet e akseve rrugore duket se janë reflektuar edhe në këtë pikë doganore.
Ndërkaq pala shqiptare punon tashmë me 6 sportele me kapacitet të plotë për të bërë të mundur kalimin e udhëtarëve.
Pala greke ka nisur tashmë të shtojë sportelet për kalimin e njerëzve .
Ndërkohë, këto ditë pritet një fluks i shtuar lëvizjesh si pasojë e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, periudhë gjatë së cilës emigrantët po kthehen në shtëpi për të festuar me familjet e tyre.



