Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krrimit të Organizuar ka shtyrë sot sërish seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë në process. Procesi i shqyrtimit gjyqësor në Apel, kujtojmë që ka nisur një vit më parë, ndërsa ende nuk ka marrë udhë në zhvillimin e saj. Ndërkohë, arsyeja e shtyrjes së gjyqit seancën e sotme, ende nuk është bërë e ditur.
Sakaq, në muajin Korrik, Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani janë izoluar si pasojë e regjimit 41-biss.
Dy vite më parë, banda e Shullazit u dënua në total me 55 vite burg nën akuzën për “krijim të grupit të strukturuar kriminal”, “kanosje dhe shtrëngim me anë të dhunës për dhënie pasurie”.
Gjyqi ndaj 5 anëtarëve të grupit të Emiljano Shullazit shqyrtohet nga anëtarë të trupës gjykuese: Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Astrit Kalaja.



