
Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 17”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke vënë në pranga një person i cili u kap në flagrancë duke transportuar në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. M.(B.), 36 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, në Fushë Krujë, duke transportuar me një automjet, nga Saranda në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person, 12 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe synonin të kalonin po në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së.
Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 emigrantët, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



