
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së hënës në lagjen “Zim Zeneli” në Krujë, ku dy persona mbetën të plagosur rëndë pas një aksidenti teksa testonin ashensorin në një pallat. Burime zyrtare të policisë, bëjnë të ditur se janë dëmtuar shtetasit A. B., dhe S. S., ky i fundit me shtetësi turke. Të dy janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa dyshohet që ashensori të jetë shkëputur. Njoftimi i policisë: Më datë 12.06.2023, në lagjen “Zim Zeneli”, në Krujë, në një pallat, gjatë testimit të një ashensori janë dëmtuar shtetasi A. B., 51 vjeç, dhe shtetasi turk S. S., 50 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plotë të ngjarjes.



