Kapen në Mamurras, dy persona të shpallur në kërkim

Kapen në Mamurras, dy persona të shpallur në kërkim

Dy persona të shpallur në kërkim, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e vjedhjes me armë dhe të armëmbajtjes pa leje, janë vënë në prangat e policisë së Mamurrasit.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i veprimeve të koordinuara policore, falë përdorimit të inteligjencës informative dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e dy shtetasve të kërkuar për veprimtari kriminale në fusha të ndryshme, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e tyre, konkretisht:

- Emiljano Nikolli (Ll). 27 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 22.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur;

-Agron Dani, 30 vjeç, banues në Krujë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 27.07.2019, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në zonën e Krujës.

Të ndaluarit iu dorëzuan shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy