Lëvizte i armatosur me motor, arrestohet 23-vjeçari që nuk iu bind Policisë në Kamzë

Lëvizte i armatosur me motor, arrestohet 23-vjeçari që nuk iu bind Policisë në Kamzë

Një 23-vjeçar në Kamzë është arrestuar pasi nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar motomjetin që drejtonte, ndërsa lëvizte i armatosur dhe me maskë.

\

Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 armë (1 pistoletë me municion, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive), si dhe një maskë dhe motomjeti.

 

Në pranga është vënë edhe pasagjeri në motomjet, për moskallëzim të krimit.

 

Në vijim të kontrolleve dhe punës operative për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e sigurisë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin e koduar “Risku”.

 

Gjatë operacionit, në fshatin Çekrezë, Policia i ka bërë shenjë ndalimi një motomjeti me të cilin lëviznin shtetasit A. K., 23 vjeç dhe A. A., 18 vjeç, të dy banues në Kamëz. 

 

Drejtuesi i motomjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

 

Pas ndjekjes, të dy shtetasit janë kapur dhe arrestuar. Gjatë kontrollit në motomjet është gjetur një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe një maskë.

 

Më pas, gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, Policia ka gjetur edhe një armë gjahu dhe një armë sportive.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy