Ministria e Mbrojtjes u cakton 4 milionë dollarë bashkive për fatkeqësitë natyrore

Ministria e Mbrojtjes u cakton 4 milionë dollarë bashkive për fatkeqësitë natyrore

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë nëpërmjet Komitetit për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore i ka bërë ftesë të gjitha njësive të qeverisjes vendore për të aplikuar për programin “Fondi për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore”.

Ky fond me vlerë totale 4 milionë dollarë, mund të përfitohet nga të gjitha bashkitë të cilat duhet të paraqesin projektet e tyre për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar si dhe veprimtari të tjera në fushën e mbrojtjes civile.

Prioritet do të kenë projektet për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe ato me bashkëfinancim.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë afat 30 ditë të paraqesin projektet e tyre, të cilat do të vlerësohen më pas nga Komiteti për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, i cili do të shpallë dhe projektet fituese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy