Policia ka arestuar një 18-vjeçar, pasi mesditën e sotme rreth orës 13:00, tek Bulevardi "Blu", në afërsi të një karburanti, ka aksidentuar një shtetas.
71-vjeçari me inicialet S. K., i cili po kalonte rrugën, kur është përplasur nga shtetasi me iniciale A. H., me automjetine tij "BMW".
Pasi është përpasur nga 18-vjeçari, ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe më pas ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Ndërsa drejtuesi i mjetit është ndaluar nga blutë e kryeqytetit për veprime të mëtejshme.



