Sulmi në Xhami, avokati kërkon shtrim në spital psikiatrik për Rudolf Nikollaj

Sulmi në Xhami, avokati kërkon shtrim në spital psikiatrik për Rudolf Nikollaj

Avokati i Rudolf Nikollaj, i cili në 19 prill plagosi me thikë 5 persona në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë, ka kërkuar lirimin nga qelia të Nikollajt dhe shtrimin në spital psikiatrik .

Avokati Isuf Shehi ka depozituar kërkesën dje në Gjykatën e Apelit të Tiranës, për të bërë shtrimin dhe trajtimin e Rudolf Nikollaj në spitalin psikiatrik.

Rudolf Nikolla është lënë në burg me kërkesë të prokurorisë, ku akuzohet për veprën penale "veprime për qëllime terroriste", e ndërsa hetimet po kryhen nga Antiterrori.

Por edhe për familjarët ky veprim nuk ka të bëjë aspak me radikalizëm, por se Nikollaj ka probleme të shëndetit mendor, që i ka shfaqur prej 6 muajsh.

Nga sulmi në xhaminë "Dine Hoxha" te rruga e Kavajës, shihej Rudolf Nikollaj, i cili fillimisht hyri me qetësi në xhami, teksa në dorën e djathtë mbante thikën. Më pas ai ka filluar të sulmojë besimtarët një e nga një duke i gjëmuar me vrap.

Dy prej besimtarëve ai i ka plagosur brenda xhamisë, ndërsa më pas ka dalë jashtë saj duke sulmuar edhe 3 besimtarët të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas sulmit ai ka marrë biçikletën për t'u larguar, por është ndalur nga kalimtarët dhe besimtarët të tjerë deri sa erdhi policia dhe e arrestoi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy