Një sasi e madhe droge, armë dhe municion është sekuestruar në Lushnjë në kuadër të një operacionit të koduar “Zhamë”.
224 kg marijuanë janë sekuestruar në banesën e 56-vjeçarit Sami Ibaliu, i cili është arrestuar nga policia e Lushnjës.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një armë gjahu me 163 fishekë.



