Zbardhen 6 vjedhje në Tiranë, vihet në pranga autori i dyshuar

Zbardhen 6 vjedhje në Tiranë, vihet në pranga autori i dyshuar

“Disturb”, u kodua një operacion i komisariatit Nr. 1 të policisë Tiranë, për zbardhjen e 6 vjedhjeve të kryera gjatë dy muajve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë dhe për vënien e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Disturb”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi V. M., 25 vjeç, banues në Shkozë.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se 25-vjeçari është autor i dyshuar i 6 vjedhjeve në banesa dhe në automjete, të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit, gjatë 2 muajve të fundit. Shtetasi V. M., dyshohet se:

- Më datë 21.03.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetases Z. H.;

- Në datat 10, 11 dhe 12 prill, 2023, në lagjen “Ali Demi” dhe në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka vjedhur aksesorë të ndryshëm, në disa automjete;

- Më datë 13.04.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetasit H. B.;

- Me datë 17.04.2023, në Shkozë, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit S. H.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy