Foto/ Durrës / Sekuestrohen 28 kg kanabis, arrestohen dy persona

Foto/ Durrës / Sekuestrohen 28 kg kanabis, arrestohen dy persona

Një sasi droge është sekuestruar në Durrës dhe në pranga janë vendosur dy persona.  Burime nga policia lokale thonë se janë kapur 28 kilogramë kanabis sativa në një makinë.

Të arrestuarit janë vënë, Lulzim Loti, 32 vjeç dhe Kujtim Qazimi, 47 vjeç. Rreth orës 19:30, në fshatin Kullë, Durrës, në vendin e quajtur "Kthesa e Ariut", gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motorik me drejtues shtetasin Kujtim Qazimi dhe pasagjer Llotin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 18 pako të futura në 4 thasë me ngjyrë të bardhë, me peshë rreth 28 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Më cilësinë e provave materiale u sekuestruan gjithashtu: mjeti motorik dhe 3 telefona celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy