Zjarr në katin e 10 të një pallati në Durrës

Zjarr në katin e 10 të një pallati në Durrës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në një pallat në Durrës.

Rreth orës 23:30 të së mërkurës, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit ra zjarr në katin e 10 të një pallati.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.

Shërbimet e Policisë evakuuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.

Zjarrfikësit bënë të mundur  fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të rënies së zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy