Atentat në Lezhë, qëllohen me breshëri automatiku dy persona (Emrat)

Atentat në Lezhë, qëllohen me breshëri automatiku dy persona (Emrat)

Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është qëlluar nga një auutomjet në lëvizje, në drejtim të një tjetër automjeti  tip fouristradë “ML”. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se në makinën ku është qëlluar me breshëri arme kanë qenë shtetasit Blerim Preçi dhe Klisman Preçi. Fatmirësisht, asnjë prej tyre nuk ka marrë lëndime si pasojë e të shtënave.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, ndërsa janë ngritur edhe postblloqe në akse rrugore për identifikimin e autorëve. 

Informacion paraprak: 

Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

No description available.

(Ne foto: Blerim Preçi)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy