Një mjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje teksa ishte duke lëvizur në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë. Dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti, ndërkohë që bëhet me dije janë shkaktuar vetëm, dëme materiale.
Njoftimi: Librazhd/Informacion paraprak Rreth orës 15:30, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



