
Në sheshin “Skënderbej” nisi dje panairi i produkteve lokale të Tiranës.
Rreth 500 fermerë e sipërmarrës kanë ekspozuar prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale.
Sektorët pjesëmarrës janë: Birraritë, Pjie freskuese, Uji dhe Filtrat e Ujit, Produkte dhe Nënprodukte Mishi, Produkte Bulmeti, Produkte Ushqimore, Kantina Vere, Vaji i Ullirit, Ferma, Agroturizmi, Kulinaria, Produktet Bio, Banka dhe OJF dhe Restorante, Kafene etj.
Panairi do të konceptohet si një pikëtakim mes prodhuesve, importuesve dhe konsumatorëve, ku fokusi kryesor eshte promovimi i kompanive qe operojnë në tregun Shqiptar.
Ceremonia e hapjes u shoqërua me valle popullore tradicionale të zonës, ndërsa në fjalën përshëndetëse u theksua se shumë shpejt do të përfundojë tregu i ri publik ushqimor në Farkë.
Panairi i produkteve lokale të Tiranës “Green Fest”, do të qëndrojë i ekspozuar në Sheshin “Skënderbej”, deri të dielën.



