Pesë persona janë vënë në prangat e policisë së Kamzës të dyshuar për vjedhjen e bagëtive në pronësi të Universitetit Bujqësor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 26 vjeç, F. H., 22 vjeç, H. Xh., 20 vjeç, D. B., 17 vjeç dhe L. T., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Të dyshuarit ditën e djeshme, kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.
Aktualisht po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



