Grabitja në Finiq/ Policia arreston edhe dy persona

Grabitja në Finiq/ Policia arreston edhe dy persona

Ka shkuar në tre numri i të arrestuarve në lidhje me grabitjen e ndodhur më 29 gusht në Finiq.

Dy të arrestuarit e tjerë janë K. H., 32 vjeç dhe P. Q., 29 vjeç, me banim në Sarandë për veprën penale "Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve rezulton se më datë 29.08.2020, këta persona në bashkëpunim me J.G., 31 vjeç, banues në Kolonjë, Gjirokastër (arrestuar në flagrancë), gjatë orëve të natës kanë vjedhur me dhunë banesën e Dh.P në fshatin Melçan, Finiq, ku nëpërmjet forcës dhe dhunës kanë arritur të marrin një armë gjahu, si dhe një sasi vlere monetare prej 20.000 lekë të reja.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja me dhunë e ndodhur më 29 gusht 2020, në fshatin Melçan, Finiq.

Shkon në tre numri i të arrestuarëve si autorë të dyshuar të vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së ngjarjes së ndodhur në 29 Gusht në fshatin Melçan, bënë të mundur zbardhjen e plotë, identifikimin, kapjen dhe ndalimin e të dy bashkëuatorëve të dyshuar  për këtë ngjarje, konkretisht:

K. H., 32 vjeç dhe P. Q., 29 vjeç, me banim në Sarandë për veprën penale "Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve  rezulton se më datë 29.08.2020, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin J.G., 31 vjeç, banues në Kolonjë, Gjirokastër (arrestuar në flagrancë), gjatë orëve të natës kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit Dh.P në fshatin Melçan, Finiq, ku nëpërmjet forcës dhe dhunës kanë arritur të marrin një armë gjahu, si dhe një sasi vlere monetare prej 20.000 lekë të reja.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në këtë zonë për të cilat Policia nën drejtimin.e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy